“Më pëlqen që jam e famshme edhe pse pa talent”

Llogaria e Kylie Jenner në “Twitter” asht hack’ue mbramjen e së Dielles. Në profilin e 18-vjeçares janë postue disa statuse, të cilat janë pa nga 16 milionë ndjekësit e saj.

Pamvarësisht gjuhës së shëmtueme që asht përdorë në këto postime, statusi që ka ba ma shumë përshtypje ishte ky: “Më pëlqen shumë që jam kaq e famshme edhe pse pa talent”.

Ndërkohë, Kylie ka reague lidhur me këto postime në rrjetin social, përmes nji video të postueme në “Snapchat”, ku shprehej: “Profili im në “Twitter” asht hack’ue dhe as që më intereson. Le të kënaqet personi që e ka vjedhë”.