Me votue Trump, i bjen si une me ja nis me i grah kerrit!

Ikona e muzikës Stevie Wonder, i cili asht i verbën, në intervistën për “Philly.com” ka thanë se me votue për Donald Trump për president të SHBA’ve, asht njisoj si me i kërkue atij me i grah kerrit.
66-vjeçari haptas përkrah kandidaten demokrate Hillary Clinton, ku gjithashtu po u kërkon fansave të tij me votue atë, e jo Donald Trump’in, shkruen HuffingtonPost

“Nëse dikush e voton Trumpin, asht e njajta gja si me kerkue prej  meje me vozitë”, ka thanë ikona e muzikës Wonder.

Ai gjithashtu ka thanë se zgjedhjet nuk duhet të cilësohen si “spektakël”.

“Të gjithë na duhet me mendue për të ardhmen e Amerikës, të besojmë se Amerika asht e madhe dhe do të mbetet e madhe”, ka thanë Stevie Wonder.