Mediat britanike: Baba Vanga e kishte parashikue daljen e Britanisë nga BE!

A e parashikoi daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, grueja e verbën që besohet se kishte pa rrximin e kullave binjake dhe cunamin e 2004’s, ashtu sikurse dhe krijimin e ISIS?

‘Profetja’ Baba Vanga nga Bullgaria, që vdiq në 1996 në moshën 85 vjeçare dhe që njihej ndryshe si “Nostradamus e Ballkanit”, besohet se ka 85 përqind sukses, kur vjen puna te parashikimet e saj.

Për shkak të kësaj, nuk asht aspak habi që njerëzit kanë fillue me lidhë profecinë e saj për Europën me daljen e Britanisë nga Unioni.

Tash që vendi ishullor u largue nga BE, BBC shkruen se vende të tjera në Europë munden me ba të njajtën gja.

Simbas Baba Vangës, Europa që njohim sot ka me “ndalue së egzistuemi” në fund të këtij viti.

Grueja ka parashikue se kontinenti ka me mbetë gati i zbrazun dhe ka me u kthye në nji vend ku thuejse nuk ka me egzistue asnjilloj forme jete.

Ata që besojnë te profecitë e Baba Vangës, siç shkruen “The Sun”, shqetësohen se këto parashikime munden me nënkuptue nji luftë në Europë.

Para se me vdekë, ajo deklaroi se ka me “pasë nji luftë të madhe myslimane”, që kohët e fundit asht lidhë me kërcënimin në rritje të Shtetit Islamik, ISIS.

Baba Vanga parashikoi nji pushtim të Europës nga ekstremistët myslimanë në 2016, nji konflik që simbas saj ka me nisë me Pranverën Arabe, në 2010.