Mediat gjermane e quejnë lajm pikëllues përleshjen e Noizyt me Cozman!

Portali ma i madh gjerman i hip hopit, Rapupdate.de ka raportue mbi konfliktin mes Noizyt dhe Cozmanit në Prishtinë mbasditen e të Martës.

Në portalin gjerman ku janë ba qinda komente nga ndjekës të huej për këtë ngjarje, e gjithë ajo që ndodhi përshkruhet si nji gja tragjike.

“Lajme pikëlluese nga Kosova. Simbas raportimeve të shumë mediave, ka ndodh nji përleshje e përgjaktë mes dy reperëve në Prishtinë”.
“Reperat Noizy dhe Cozman që kanë pasë problem me njani-tjetrin qysh prej kohësh, janë takue para hotelit lluksoz në Prishtinë, ku edhe ndodhi përleshja mes tyne. Janë ndigjue dhe krisma dhe simbas informacioneve të fundit reperi Noizy asht qëllue. Lufta mes OTR dhe Babastars shkon në nji raund tjetër”.

“Të dy reperat janë shumë të njohun në Kosovë, kanë qinda- mija ndjekës në rrjetet sociale”, shkruen në raportin e portalit gjerman.

 

gjerman-raport