Meksikë, ‘Bachelor in Paradise’ cakton rregulla të reja për seksin mes anëtarëve (video)

“Bachelor in Paradise”, asht nji reality show televiziv, nji program që zhvillohet në nji ‘parajsë’ të izolueme në Meksikë e ku hyjnë ata që duen të zbulojnë marrëdhanie të reja.

Programi ka surpriza, mysafirë të papritun, risi, befasi etj. Por, për me i shmangë keqkuptimet, sidomos me seksin, aty producentët kanë vendosë që nji çift duhet me pranue para tyne kur kanë me ba seks, pra të jetë marrëdhanie konsensuale, përcjell rrjeti “TMZ”.

Burimet në vendin e pushimit në Meksikë ku programi asht tue u filmue thanë për TMZ se tash ka rregulla të reja lidhun me seksin veçanërësisht në atë “The Boom Boom Room” ku zbret shumica për seks.

Na jemi tue e thanë para se ndonjani me ba këtë, sepse të dyja palët duhen me shkue te producenti dhe ta vendosin së bashku.

Nëse producenti mendon se njana palë nuk asht në gjendje të japë pëlqimin, producenti mundet me ndalie tjetrin.