Melanie Trump, ‘grueja e parë presidente’ në vitin 1993 (video)

Grueja e kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkueme të Amerikës ka qenë “Presidente” e SHBA’ve, edhe pse veç për nji ditë dhe për nji spot publicitar.

Në nji reklamë në vitin 1993, Melanie ka veshë teshat e “presidentes së parë amerikane në ditën e saj të betimit”.

Ishte viti 1993. Melanie Knavs, grueja e ardhshme e Donald Trump, ishte vetëm 23 vjeç dhe punonte si modele në Slloveni, ndërsa andrra e saj ishte Amerika.

Në nji reklamë të realizueme në atë kohë për nji shtëpi mode, shohim Melanie’n tue zbritë nga nji avion privat, përshëndet mbështetësit e saj, flet me gazetarët dhe ndjeket hap mbas hapi nga burrat e “shërbimit sekret”.

Në këtë spot, Melanie ka veshë teshat e “Presidentes së parë amerikane në ditën e saj të zgjedhjes”.