Merrte pare nga shteti se ishte e varfën, qe jeta luksoze e 32-vjeçares

Nji modele në Britaninë e Madhe, ka kërkue ndihmë nga shteti, mbasi thoshte se ishte e varfën. Carina Reid ka deklarue se nuk kishte asnji të ardhun dhe shkonte në xhami për me hangër ushqim falas.

Për këtë arsye, 32-vjeçarja merrte nga shteti 50 mijë paund në vit asistencë sociale dhe përfitime në taksa.

Simbas medieve vendase, ajo me këto para shkonte në pushime në vende të ndryshme si Hong-Kong, Francë, Spanjë, Dubai.

Kanë qenë fotot e shumta që publikonte në rrjetin social “Facebok”, ato që e kanë tradhtue 32-vjeçaren.

Ajo postonte vazhdimisht foto nga pushimet dhe mbas disa hetimeve, prokuroria e Londrës ka zbulue se Reid kishte ma shumë se 180 mijë paund të fshehuna në 19 llogari të ndryshme. Ajo asht denue tashma me 3 vjet burg për mashtrim.