Mësuesi shfaq film horror në orën e mësimit, pezullohet

Nji mësues amerikan asht pezullue nga detyra e tij mbasi i ka tregue nxanësve të nji gjimnazi nji film horror në orën e mësimit. Bahet fjalë për “Human Centipede 2”, nji film që asht ndalue në disa vende të botës për skenat e tij shumë t’randa.

Filmi tregon historinë e 3 turistëve që kapen dhe kepen me njani-tjetrin, tue formue nji shumëkambësh njerëzor.

Ende nuk asht e kjartë se pse ky film i vitit 2011 u asht tregue gjimnazistëve të Merry High School, në Tenesi.

Drejtori i gjimnazit, Verna Ruffin, tha: “Kemi nisë nji hetim të mbrendshëm. Asht e papërshtatshme dhe e papranushme”.