Miliarderit rus i kane këndue në dasmë Beyonce, J.Lo, Enrique Iglesias, Elton John e Sting

Jo çdo ditë martohet djali i miliarderit rus, Mikhail Gutseriyev!

Pronari i ‘Russneft’ i ka nda disa miliona nga pasunia e tij për ceremoninë e djalit Said dhe të zgjedhunës së tij.

Dhe nuk ka dyshim se për këtë martesë ka me u fole me vjet.

Përveç ceremonisë ekstra-luksoze, për me i argëtue të pranishmit janë kujdes yjet me ma nam të muzikës botnore.

dasma
Mes tyne, Jennifer Lopez, Sting, Enrique Iglesias, Beyonce e Elton John.

Mësohet se ky i fundit i ka përfitue shtatë milionë euro për performancën e tij, derisa J.Lo i ka marrë pesë milionë.