Ministri i Jashtëm serb kundër Era Istrefit, e përmend në OKB

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic, sot në mbledhjen e Këshllit të Sigurimit, ka përmendë gjendjen e Kishës, e cila ndodhet në objektin e Universitetit të Prishtinës.

Dacic tue folë për gjendjen e randë të objektit, i cili ishte ndërtue në masa të dhunshme në oborrin Universitar në Prishtinë, tha se, kjo Kishë asht shendrrue në tualet publik, por Dacic nuk ka lanë pa permendë se kisha ortodokse serbe po shfrytëzohet edhe për videoklipe të kangëtarëve.

Kujtojmë se kangëtarja kosovare Era Istrefi, ka realizue mbrenda objektit në fjalë klipin “E dehun”, i cili atë kohë ngjalli reagime të shumta të komunitetit serb në Kosovë dhe Serbi.