Miss BumBum asht gati me ba gjithçka veç me qenë afër Putinit (video)

Miss­i seksi i kunorëzuem Bum Bum don që me shkue në Rusi për me qenë ma afër heroit të saj Vladimir Putin.

Modelja braziliane e njohun për format e saj bombastike, që e quejnë “Mis Bum Bum” ka me emigrue në Rusi për shkak të admirimit të saj për presidentin rus.

Suzy Cortez, tha se ajo e ka admirue qysh herët Putinin për forcën e tij dhe si mashkull.

26­ vjeçarja shtoi se mundet me heqë dorë nga karriera e saj fitimpruse e modelimit që me ndërtue nji jetë të re për veten e saj në qeverinë e udhëheqësit rus.