Misteri i vrasjeve në këtë shpi, a mundeni me ble?

Nji burrë në New York ka nxjerrë në shitje shpinë e tij, tue thanë se asht e madhe me pesë dhoma gjumi, katër banjo, nji garazh për kerr. Por, ai ka lanë pa përmendë se, aty ka ndodhë nji vrasje makabre.

Simbas njoftimit për shitjen e shpisë, pronari i shpisë ka kërkue 850 mijë dollarë. Ndërkohë, vrasja që e bani të famshme këtë shpi ka ndodhë me 13 Nandor 1974. Aty mbetën të vramë nana, baba dhe katër motrat e vllaznit e Ronald DeFeo.

Simbas “New York Daily”, viktimat u gjetën të vdekun në dyshekat e tyne. Vrasësi ishte pikërisht pjesëtari i kësaj familje, Ronald DeFeo, i cili deklaroi se “ishin disa zana në shpi që e banë me i vra dashnit e tij”.

Gjykata në New York e dënoi ate për gjashtë vrasjet, si dhe bahet e ditun se gjatë nji seance u mor vendimi që me dalë në liri me kusht në Qershor të 2017.

0a-15