“M’kanë thanë se kam nji hundë të madhe”

Supermodelja braziliane ka rrëfye se ajo gjithmonë asht kritikue, tu i thanë se ka nji hundë të madhe dhe sy të vegjël. Gisele Bundchen asht nji nga modelet ma t’pasuna në botë.

Simbas medieve ndërkombëtare, ajo ka fillue karrierën në vitet 1990. Në nji intervistë për “People”, Gisele asht shpreh: “Mbaj mend se disa njerëz më thojshin se hunda ime ishte shumë e madhe ose sytë e mi shumë të vegjël dhe si pasojë nuk do të isha kurrë nji vajzë kopertinash”.

Nana e dy fmijve ka shtue se “nuk ishte e lehtë që në moshën 14-vjeçare me u përballë me këto lloj kritika”.

“Ato më banë të ndihesha e pasigurt dhe për këtë i tregova babit tem, i cili më tha se nëse do t’punoja fort dhe të jepja ma t’mirën, ka me shkëlqye”, shton bukuroshja braziliane.