MKRS ndanë 816 mijë e 300 euro për institucionet e kulturës dhe skenën e pamvarun

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bazë të thirrjes publike, i ka nda subvencionet e sivjetshme në fushën e kulturës, me çka në këtë fazë, jetën kulturore të Kosovës ka me ndihmue me 816 mijë e 300 euro.

Subvencionimi është bërë në bazë të Rregullores nr. 09/2015 “Për Subvencionim në Fushën e Kulturës, Trashëgimisë Kulturore, Rinisë dhe Sportit”, dhe të vlerësimeve profesionale të komisioneve të sivjetshme, të cilat kanë vepruar mbi bazë të mundësive buxhetore, që sivjet kanë qenë më të mëdha dhe pa asnjë borxh nga viti i kaluar, prandaj edhe është rritur përkrahja për institucionet e kulturës, në veçanti për skenën e pavarur” thuhet në komunikatën e dërgueme nga MKRS.

MKRS’ja ka vlerësue se kjo mbështetje asht nji inkurajim për krijuesit dhe promovuesit e kulturës në përgjithësi, që me vlerat e tyne të pasurojnë jetën kulturore të Kosovës dhe njohjen e saj në arenën ndërkombëtare.