MKRS: ‘Shok’ arritja ma e madhe e kinematografisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, përmes nji komunikate për media uron aktorët, producentët, skenaristin njiherësh edhe regjisor dhe tanë ekipin e filmit “Shok” për suksesin e arritun tue garue në ceremoninë ma të randësishme të artit filmik “Oscars”, ku si vlerëson MKRS pjesëmarrja e nji projekti nga Kosova asht nji ngjarje historike për kinematografinë e Kosovës.

Suksesi i filmit “Shok” tue u nominue dhe garue deri në fund për çmimin e Akademisë së Arteve Filmike dhe Shkencave “Oscars”, simbas MKRS’s perban lajmin e jashtëzakonshëm për kulturën dhe në tanësi vendin tonë, ngase shenon arritjen ma të madhe të kinematografisë së Kosovës dhe deshmon për cilësinë dhe talentin që posedojmë si vend.

“Kësaj arritjeje i gëzohet tanë populli i Kosovës për shkak të depërtimit të filmit kosovar n’arenën nderkombëtare dhe i ban nder artit dhe kulturës së Kosovës”, citohet të ketë thanë ministri Shala, tue i falënderu me këtë rast, gjithë ata që kanë ndihmu në realizimin e filmit.