Modelja e njohun rrihet brutalisht nga burri, video u shpërnda n’internet

Berenger Rose asht nji modele e njoftun australiane, të cilën burri i saj, Shane Cuthbert, e ka rreh në mënyrë brutale dhe e ka xhirue gjithë ngjarjen.

Në videon që asht shpërnda n’internet, mundeni me pa 27-vjeçaren e shtrime dhe të pafuqishme, tue e lute burrin e saj me i ndalë goditjet. Megjithatë, ai vazhdon me i dhanë goditje të forta.

25-vjeçari Shane ua ka dërgue xhirimin miqve të tij ma të afërt dhe dikush prej tyne e ka publikuar videon, ndërsa rastin e ka paraqit në polici.

Bëhet e ditur se Cuthbert për disa vjet e ka keqtrajtue gruen e tij, ndërsa në video ndigjohet tue u mburrë se qysh e ka rreh me shkop.

Manekinia i ka tregue policisë se dhuna ka nis që në momentin kur ata ishin martue në vitin e kaluem.

“Ka pasë raste kur më ka goditë në kokë me tullë ose me bisturi, mi ka prerë flokte… Më ka rreh çdo ditë… Jam ndi sin ë burg”, ka tregue ajo.

Shane Cuthbert aktualisht ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për dhunë familjare.