Modelja me stil të veçantë, shamia s’e pengon me ba andrrën realitet (foto)

Modelja amerikane, Halima Aden asht njana ndër modelet ma të komentueme.

Kjo për faktin se fotosesionet që ajo realizon janë ma ndryshe se ato të modeleve të tjera.

Atë aspak nuk po e pengon shamia që bartë në kry që andrrën e saj me ba realitet.

Halima asht aktive në llogarinë e saj në Instagram e cila ka nji numër të konsiderueshëm ndjekësish.

Ndërmjet vajzave modele në konkursin e vitit të kaluem për titullin Miss Minnesota USA, modelja Halima Aden konkuroi me shami në kry dhe me burkini, tue lanë të mahnitun spektatorët.

Kujtojmë se modelja somalezo-amerikane fitoi nji kontratë me nji agjenci të njohun mode, tue u ba modelja e parë me shami në kry që merr kontratë te tillë.

Firma “Nike” vitin e ardhshëm ka prezentue nji shami koke prej rrjete, ndërsa “American Eagle Outfitters” krijoi nji shami koke prej xhinsi që e prezentoi Aden.

Ky hixhab me pajme rinore u shit mbrenda ma pak se nji jave në internet.

 

Shperndaje në: