Modelja nga Gana qe çmendet mbas Shqipnisë

Jeamy Blessed, balerina nga Gana asht nji mbështetëse e madhe e Shqipnisë, mbasi kjo e fundit za nji vend special në zemrën e saj.

Në profilin e saj në instagram ajo e tregon shpeshherë dashninë për Shqipninë.

“Jam shumë krenare me ty Shqipni. ia dolëm”,- shkruen ajo krahas nji foto, ku shfaqet me shqiponjën dykrenare në shpinë.

Jeamy asht me origjinë nga Gana dhe asht rritë në Gjermani, por duket se ajo e ndjen veten 100% shqiptare.