Modelja tajvaneze mbytet tue ba foto nën ujë

Nji modele e famshme tajvaneze u mbyt gjatë nji seti fotografik nën ujë. 25-vjeçarja Olivia Ku, pësoi nji atak astme, por autoritetet thonë se hetimet janë në vazhdim për me përcaktue saktësisht shkakun e vdekjes së saj.

Thuhet se, Ku e ka heqë aparatin e frymëmarrjes për efekt estetik, por nuk arriti ma me mbajt frymën poshtë ujit.

Modelja fatkeqe u dërgue në spital me urgjencë, por mjekët nuk e shpëtuen ma.