Momenti kur policia kap trafikantët që po sillnin armë n’Britani

Kjo video dramatike tregon momentin kur policët e armatosun arrestojnë nji bandë që po trafikonin nji arsenal gjigand me armë drejt Britanisë së Madhe.

Policia e Kent kur hyni mbrenda anijes gjeti valixhe dhe kuti të ngarkueme në portin e vogël të Cuxton në Rochetser të Kentit.

Ngarkesa vdekjeprumëse – 22 kallashnikovë prodhim çek, pushkë sulmi dhe 9 automatikë Skorpion – kishin kalu përmes kanalit nga Boulogne e Francës.

Ngarkesa me vlerë mbi 100 mijë sterlina që vinte nga Europa Lindore do të kishte përfundu në duert e trafikantëve dhe të botës së krimit.