Momenti shokues kur avioni me udhëtarë goditet nga rrufeja

Nji aeroplan Boeing 737-800 në aeroportin ndërkombëtar “Jieyang Chaoshan” të Kinës asht goditë nga rrufeja gjatë nji stuhie mbramjen e së Hanes.

Simbas raportimeve të mediave lokale kineze, aeroplani u goditë nga rrufeja, ndërsa po përgaditej për me u ngritë për fluturim.

Udhëtarët e përshkruejnë si nji skenë terrori, ndërsa shprehen se kanë pa nji dritë të fuqishme dhe kanë ngue nji zhurmë të ngjashme me nji shpërthim.