Mos i huqni këto pamje madheshtore t’Alpeve në Shqipni (video)

A e dini se në Shqipni ka aq shumë vende dhe peisazhe të bukura që ju nuk i keni pa kurrë?

Por asht keq që të tilla pamje duhet me na i kallxue turistët e huej.

Një grup të rijsh nga Çekia sjellin çdo verë në fshatin Curraj i Epërm qinda të rijë nga Europa për me shijue aventurën, me u takue me njani-tjetrin apo me udhëtue në malet shqiptare.

Këtë verë ata kanë vendos sheja gjurmimi në nji gjatësi prej gati 150 km rreth maleve përqark Curraj i Epërm, nji zonë kjo e izolueme plotësisht nga bota mbasi nuk ka rrymë elektrike por as rrugë për kerr.

E vetmja mënyrë për me arritë aty asht me ecë për gati 4 deri në 6 orë në kambë përmes maleve.

Pamvarësisht këtyne veshtirësive, ata kanë ngrit nji kamp aty këtë verë për gati 7 javë dhe madje planifikojnë me u rikthye persëri verën e ardhshme.

Në vijim ju ftojmë me ndjek disa nga fotot ma të mrekullueshme të Alpeve Shqiptare që mund të keni pa si dhe nji video të realizueme me dron.

 

7-malet

 

6-malet

 

4-malet

 

3-malet

 

2-malet

 

1-malet