Mosha kur femnat kënaqen ma së shumti n’krevet. S’asht qysh kini mendue!

Shumica prej neve mendojmë se aq ma shumë që plakemi, aq ma shumë zhduket seksi nga jeta jonë. Ky asht keqkuptim mjaft i zakonshëm që ka lanë shumë njerëz të moshave mesatare me fillue me u gajlue për plakjen e tyne.

Sidoqoftë, nji hulumtim i ri i prezentuem mbas mbrami, ka zbulue se gratë dhe partnerët e tyne kanë qenë tue përjetue seksin ma të mirë të jetës së tyne mbas nji moshe të theksueme.

Seksi në çfarëdo moshe asht fitimprunës. Përderisa plakja i sjell të mirat dhe të këqijat e veta në dhomë, çiftet anë e kend botës kanë fillue me u ba ma aktivë dhe ma kreativë sa i përket pozicioneve dhe aktiviteteve të reja.

Këtë vit, nji anketim ka zbulue se njerëzit mbi 40 vjet janë ende tue ba seks, përderisa të njajtit kanë raportue se janë shumë ma aventurist në shtrat dhe gjysa e tyne kanë raportue se janë ma të interesuem për me provue gjana të reja sesa që ishin para nji dekade.

Pra, mundet me u thanë se seksin ma të mirë mundeni me përjetue mbas moshës 40 vjeçare.