Motet ikin, por ajo asht e njajta!

Fituese e shumë çmimeve Oskar, aktore, bashkëshorte, nanë, humaniste, aktiviste…dhe lista vazhdon kur bahet fjalë për të veçantën Angelina Jolie.

Ylli i shumë filmave, feston sot 41-vjetorin, pamvarësisht se ende kujton atë vajzën e marrueme që shkelte për herë të parë tapetin e kuq.

Nana e gjashtë fëmive ende ruen zjarrin që ka përmbrenda, zjarrin që e ban kaq intrigruese dhe magnetike.

Pamvarësisht problemeve shëndetësore që po përballon kohët e fundit, ajo nuk asht dorëzue dhe asht mes nesh për me festue këtë ditëlindje, por edhe shumë të tjera.