Mrekulli, motrat binjake lindin në të njajtën ditë dhe orë

Dy motra binjake kanë sjellë në jetë bebet e tyne në të njajtën ditë dhe në të njajtën orë, smbas zonave gjeografike ku jetonin.

Ato janë Sarah Mariuz dhe Lea Rodgers, 35 vjeçe, të cilat lindën të dyja në orën 1.18 të paradites së të Mërkurës që kaloi.

I pari që lindi ishte djali Reid Joseph, në Denver të Kolorados, ndërsa nji orë ma vonë Sarah solli në jetë nji vajzë, Samantha Lynne në Kaliforni.

Foshnjet janë fëmitë e parë për të dy motrat. Tue folë për Today.com, motrat janë shprehë se nuk e kishin planifikue datën e lindjes.