MTV për filmat. Kjo asht lista e fituesve!

mtwavards

Evenimenti i përvitshëm MTV Movie Awards ka mbledh bashkë figura të shqueme të ekranit, derisa fancat pritën me brohoritje yjet hollivudiane, si Charlize Theron, Jessica Chastain dhe Chris Pratt, gjatë parakalimit në tepihun e kuq.

Brohoritjet nuk munguen as për engjujt e Victoria’s Secret, Gigi Hadid, Cara Delevigne dhe Kendall Jenner, që ishin të pranishme.

Për dallim nga vitet e kalueme, kjo ngjarje u zhvillue në studiot e Warner Bros në Burbank, ndërsa prezentues ishin aktorët Dwayne ‘The Rock’ Johnson dhe Kevin Hart.

 

Ma poshtë ju sjellim listën e plotë të fituesve:

 

Filmi i vitit: “Star Wars: The Force Awakens”

Çmimi MTV Generation: Will Smith

Gjeniu i komedisë: Melissa McCarthy

Aktori ma i mirë: Leonardo DiCaprio, “The Revenant”

Aktorja ma e mirë: Charlize Theron, “Mad Max: Fury Road”

Shpërthimi i vitit: Daisy Ridley, “Star Wars: The Force Awakens”

Ngjarje e vërtetë: “Straight Outta Compton”

Dokumentari: “Amy”

Performanca ma e mirë në komedi: Ryan Reynolds, “Deadpool”

Përleshja ma e mirë: Deadpool (Ryan Reynolds) vs. Ajax (Ed Skrein), “Deadpool”

Puthja ma e mirë: Rebel Wilson dhe Adam DeVine, “Pitch Perfect 2”

Karakteri negativ ma i mirë: Adam Driver, “Star Wars: The Force Awakens”

Paraqitja ma e mirë n’akcion: Chris Pratt, “Jurassic World”

Paraqitja ma e mirë virtuale: Amy Poehler, “Inside Out”

Ekipi ma i mirë: “Pitch Perfect 2”

Heroina: Jennifer Lawrence, “The Hunger Games: Mockingjay – Part 2