Ndamja e dhimbshme e “Beatles”

Ushtria e admiruesve nuk ishte e vetmja që e vuejti ndamjen e “Beatles”. Në nji rrëfim të çiltër mbi shpërbamjen e grupit legjendar, Paul McCartney tregon sesi kishte kalue mbas atij momenti në depresion, e kishte mendue edhe me heqë dorë krejtësisht nga muzika.

Në programin “Mastertapes” të “Radio BBC”, artisti kujtoi se sa i humbun ishte ndie mbas asaj shkëputje të hidhun në vitin 1970.

“Ishte e vështirë me dijtë se çfarë ke me ba mbas ‘The Beatles’. Qysh me vazhdue ma tej. Isha i dëshpëruem. Po largohesha nga shokët e nji jete”, tha Sir Paul McCartney.

Ai moment i vështirë, siç pohon ma tej, e ka shtye drejt alkoolit. Zyrtarisht, “Beatles” u ndanë në vitin 1970, mbasi publikut iu ofrue edhe kanga e tyne e famshme “Let it be”, por fara e përçamjes ishte hedhun qysh nji vit ma parë, kur përkundër dëshirës së Sir Paul’it, grupi caktoi Allen Klein’in si menaxher të tij.