Ndamja kushton shtrejtë, qe sa ka kërkue kjo grue nga miliarderi arab!

Ish-grueja e nji miliarderi arab i ka vnue ndamjes nji çmim marramendës. Christina Estrada, ish-modele, kërkon 250 milionë paund për me nisë nji jetë të re. 59-vjeçarja i ka kërkue bashkëshortit, dr. Walid Juffali, 61 vjeç, nji shumë prej 81 milionë paund për me ble nji shpi shtatëkatëshe në London, mbas largimit nga shpia e përbashkët e çiftit.

Ish-modelja e kalendarit “Pirelli”, kërkon gjithashtu 4.4 milionë paund për nji shpi pranë lumit Tamiz, 6.5 milionë paund për shpenzime vjetore, 1 milion për vepra arti dhe 500 mijë paund për me i ble 5 kerre.

Përfaqësuesit ligjorë të bashkëshortit të saj e kanë cilësue të tepruem këtë kërkesë, por nëse ajo plotësohet, ky mundet me qenë nji ndër ndamjet ma të shtrejta në Britani.

Në Nandor të vitit 2014, amerikania Jamie Cooper-Hohn u nda nga i shoqi, Sir Chris Hohn, mbas nji marrëveshjeje me vlerë 337 milionë paund. Kjo njihet si ndamja ma e shtrejtë në Britaninë e Madhe.