Ndërroi jetë komediani i njoftun britanik, Ronnie Corbett

Ka ndërrue jetë në moshën 85 vjeçare komediani i famshëm britanik, Ronnie Corbett.

I njohun me rolin e tij Ronnei, aktori i ndjerë ishte nji nga personazhet ma të dashuna në Britani.

“Ronnie ka vdek i rrethuem nga familja e tij. Ai ka vuejt qe nji kohë nga nji sëmundje, por ka dashtë që privatësija e tij të respektohet” thuhet në njoftimin e familjes, shkruen BBC.

Ronnie ka me u kujtue si komediani ma i shquem britanik dhe se rolet e tij qesharake kane me u mbajte mend gjatë.

Për vdekjen e Ronnie ka shkrue edhe Kryeministri britanik, David Cameron.

“Ronnie kishte talent të rrallë për me i ba me kesh tana brezat. Ai ka me u mbajtë mend si nji nga komedianët ma të mirë të të gjitha kohërave” thuhet në shkrimin e Cameron.

komendiani komendiani1 komendiani2