Ndeshja e Tyson në 1995, ekzistonin smartphone?!

Telefoni i parë me kamera asht shitun në 2000, por skeptikët thonë se në nji pamje të ndeshjes së Mike Tyson në vitin 1995, kanë pa nji të tillë.

Klipi tregon nji shikues që qëndron në reshtin e parë dhe përdor nji smartphone për me regjistrue ndeshjen e Mike me Peter McNeely në ring.

Teoritë konspirative thonë se ka mujt me qenë nji njeri që ka ardhun nga e ardhmja me makinën e kohës apo nji alien i civilizimit të naltë teknologjik që ka shijue pushimet në tokë. Ndërsa, të tjerë thonë se ka mujt me qenë nji kamerë e hershme dixhitale.

Ndeshja asht zhvillue në Las Vegas Nevada, dhe për herë të parë mbas katër vjetësh, Tyson dominoi ringun. Ajo ishte ndeshja ma e madhe në histori gjatë kohës dhe fitoi vëmendjen e mbarë botës, por disa tashma besojnë se ka marrë vëmendjen e universit.