N’deti me Alessandra Ambrosio

Asht nji nga modelet ma të famshme në botë dhe Alessandra Ambrosio, gjatë nji dite familjare në pllazhin e Ibizza, kallxoi se pse ka pasë kaq shumë sukses në karrierë.

35-vjeçarja braziliane kallxoi trupin tue u la në det, së bashku me të fejuemin Jamie Mazur dhe fëmitë e saj: Anja Louise, 7 vjeç, dhe Noah Phoenix, 4 vjeç.

Kohët e fundit, në nji intervistë për “Cosmopolitan”, Alessandra kallxoi sekretin e marrëdhanies së lumtun me partnerin e saj, me të cilin ka 8 vite e fejueme.

“Udhëtoj gjatë tanë kohës. Mendoj se kjo më ban që me mbajtë gjallë shkëndijën. Nuk më pëlqen me ndejtë në shtëpi. Edhe pse kemi fëmi, mundohemi me gjetë kohë për njani-tjetrin”, deklaroi modelja.

1467445733_ambrosio1

alessandra