Ndodh edhe kjo: E dashtuna e Putinit me vajzen e Trump në pushime!

Kjo fushatë zgjedhore në Shtetet e Bashkueme t’Amerikës ka me qenë ndoshta ma e ashpra që asht pa dekadat e fundit.

Prej kohësh spekulohet se kandidati republikan, Donald Trump asht i preferuemi i Kremlinit.

Këto zana dolën në pah ende ma shumë kur demokratët amerikanë akuzuen Rusinë se qendron mbas veshjes së e-maileve të selisë së tyne.

Por tashma mediat raportojnë se Trump mund të ketë nji lidhje me Kremlinin.

Menaxheri kryesor i fushatës së Trump, Paul Manafort asht në qendër të raportimeve.

Thuhet se atij i janë premtu rreth 13 milionë dollarë para të zeza nga forca pranë Kremlinit.

Ma saktë, bahet fjalë për nji hetim të nisun në Ukrainë ndaj ish-presidentit Viktor Janukovic.

Manafort ka qenë këshilltar i Janukovic, i njohun si njeri i Putinit.

Tashma asht zbulue nji listë me pagesa.

Ende nuk dihet nëse Manafort e ka marrë këtë shumë, por ai ka mohue të ketë ba ndonji gja të paligjshme.

Si këshilltar politik ai ka punue për disa nga emnat ma kontroversë në botë si Mobutu Sese Seko në Zaire apo Fernandos Marcos në Filipine.

Kurse tabloidët shkojnë ma larg në aludimet e tyne për lidhjet e Trump me Putin.

Simbas tyne, vajza e kandidatit republikan, Ivanka Trump, ka ba pushime në Kroaci me Wendi Deng, që thuhet se asht në nji lidhje me Vladimir Putin.

Kjo ka kohë që spekulohet, por nji burim tha për Us Weekly se lidhja asht serioze.

Deng ka qenë grueja e miliarderit Rupert Murdoch.

Të dy thuhet se u ndanë mbasi Murdoch mori vesh se Deng e tradhtonte me Tony Blair.

 

6-putintrump

 

7-trumpiii

 

APTOPIX Lithuania Daily Life

 

Republican U.S. presidential nominee Donald Trump attends a campaign rally at the Erie Insurance Arena in Erie

 

Paul Manafort