Ndodh edhe kjo, muzikanti ndërron identitet për shkak të Trumpit (video)

Fitorja e Donald Trumpit i ka befasue shumë qytetarë të Shteteve të Bashkueme, ndërsa në mesin e tyne janë edhe artistët.

Muzikanti Niko Segal, emni artistik i të cilit ishte Donnie Trumpet, vendosi me ndërrue identitetin e tij për shkak të presidentit të zgjedhun të SHBA’ve.

Ai asht nga Chicago dhe luen në trombë, ndërsa ja ka ndërrue edhe linkun faqes së tij zyrtare në internet (nga donnietrumpet.com në nicosegal.com).

Këtë veprim e ka ndermarrë, mbasi nuk deshiron të lidhet me Trumpin për shkak të ngjashmënisë së mbiemrit.

“Ajo që filloi si nji hajgare, lojë e thjeshtë fjalësh, tashma nuk asht qesharake. Nuk due që të më lidhin me tonin urryes të Trumpit. Nuk due që të mos më kuptojnë. Bindjet e Trumpit nuk janë të miat”, ka shkrue Segal.