Ndodh në Kosovë: Studenti me notë mesatare 10 s’pranohet në master!

Sot ka dalë lista e studentëve të cilët janë pranue në nivelin master, në kuadër të Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.

Në listën e studentëve të papranuem figuron nji student me notën mesatarë 10 që kryeson listën e “zezë”, shkruen lajmi.net.

Mirëpo, ajo që me të vërtetë të len pa fjalë këtu asht se në listën e studentëve të pranuem ka student me notë mesatare 6.8.

Këto rezultate me të publikuen kanë ngjall reagime nga me të ndryshme, disa prej komentuesve kanë thanë se kjo, “tregon qartë punën e notave në Fakultetin Ekonomik”, por nuk kanë mungue as fyemjet, “turp për studentët me nota mesatare ma të naltë se 9, që nuk kanë muejt me pranue”.

Ndërkaq, janë kritikue ashpër edhe profesorët e UP’s, ku simbas komentuesve e kanë degradue arsimin në UP dhe japin nota si “karramela për Bajram”.

 

listaaa