“Në 2030 nuk kemi me ba ma seks”, studiuesi e spjegon pse!

“Mbrenda vitit 2030 nuk kemi me ba ma seks, tue rrezikue egzistencën e qenies njerëzore”.

Asht kjo deklarata e studiuesit anglez, David Spiegelhalter, docent në Cambridge University, në librin “Sex by numbers” (Seksi simbas numrave).

Shkencëtari jep jo vetëm nji vit të saktë, por edhe spjegimin. Duket se shpeshtia mujore e raporteve seksuale mesatarisht ka r ndjeshëm në 30 vitet e fundit tue kalue nga pesë herë në muej në vitet ‘90, në katër herë në vitet 2000 dhe në tre herë në vitet e fundit.

“Unë mendoj se kjo asht për shkak të llojeve të ndryshme të stresit. Gjithashtu, edhe për shkak të lidhjes gjithmonë e ma të madhe me telefonat, tabletat, kompjuterin etj., dhe kontrolleve të vazhdueshme të mesazheve, video dhe gjana të tjera gjatë natës, për shkak se asgja nuk tërheq në televizor”, thotë ai. /Intv/