Në Frozen 2, Disney e ban Mbretneshen lesbike?

Idina Menzel ka dhanë mbështetjen e saj, për nji peticion të krijuem nga fansat e Frozen, ku kërkojnë nga Disney që Mbretnesha Elsa me pase nji të dashtun femen tek Frozen 2, shkruen The Independent.

Aktorja Menzel, fituese e çmimeve të ndryshme, e cila e ka ba zanin e karakterit kryesor në Frozen (kanga Let It Go), ka deklaruar se futja e romancës në mes të seksit të njajtë kishte me qene e mrekullueshme.

“Mendoj që do të ishte e mrekullueshme. Megjithatë, Disney duhet të pajtohet me këtë. Përndryshe Elsa ma ka ndërruar jetën”, tha Menzel.

Disney ende nuk ka komentue rreth idesë së princeshës së parë LGBT, mirëpo dyshimet janë të mëdhaja mbasi Kristen Bell – e cila e ban zanin e Anna’s – tha se që veçse asht e përfundueme.