Në Korenë e Veriut edhe Tomy & Jerry janë ndryshe. Kqyreni qysh bahen filmat e vizatuem atje!

Fakti që fëmitë e Koresë së Veriut kanë nji përvojë ndryshe nga ata fëmi që janë rritë në shoqni të lira, nuk ka me ju befasue.

Derisa, shumica e televizione transmetojnë filma argëtues vizatimorë, kujtojmë këtu Tomy’n dhe Jerry’n, në ekranet e Koresë së Veriut ata kanë natyrë ushtarake.

Nji serial i tillë asht ai i quejtun “Ketrat dhe Iriqi”, seria e parë e të cilit asht transmetue në 1977.

Ketrat janë liderët, iriqët ushtarët dhe tanë të së bashku mbrojnë kodrën e luleve. Ndërsa, ma vonë shfaqet nji ari, i cili përfaqëson sovjetikët.