Në Londer hapet restorani erotik

Njerëzit që duen me hanger cullak, kanë me pasë rastin që në Londër me u ushqye kështu edhe publikisht mbasi në kryeqytetin britanik hapet restorani i parë erotik.

Në restorantin The Bunyadi nuk ka me pasë tesha ose telefona, ka njoftue sot The Guardian.

Personeli ka me shërbye kryesisht pa tesha, ndërsa musafirët munden me u mlue me ndonji teshë të banjos.

Themeluesi i këtij restorani ka thanë se mbas njoftimit për hapjen e restorani erotik, ka marrë disa porosi, ndër të cilat edhe ate “mos e derdhni supën” dhe për këtë shkak në restoran nuk ka me u ofrue as çorbë as supë.

Për shkaqe “logjistike”, personeli ka me i mbajtë të mbuluem disa pjesë të trupit.

Restorani që ka me u hapë në këtë të Shtune, ndahet në dy pjesë – në “jo cullaket” dhe “në cullaket e të pastrit” .