Në mëngjes, gjatë ditës, apo natën? Kur asht seksi ma i mirë (foto +18)

Me ba seks në mëngjes, duket se nuk asht vetëm nji impuls mashkullor, qysh beson shumica e njerëzve.

Por, duket se ajo asht mënyra ma e mirë për me thanë “mirmjes” dhe që dita me ju shkue mbarë. Tashma, kjo vërtetohet edhe shkencërisht, simbas nji studimi të fundit italian, i cili ka tregue me fakte se me e shijue nji moment pasioni kur çoheni, vlen ma shumë se me krye akt seksual gjatë ditës.

Edhe te femnat, endorfina (hormoni që prodhon kënaqësinë) arrin pikun e prodhimit të saj, gjatë orarit 8-10 të mëngjesit.

Qysh thotë edhe dr.Ghedin, autor i këj studimi, në mëngjes, rritet gjithashtu edhe niveli i oxytocinës dhe dhe testosteronit, përkatësisht dy hormoneve që stimulojnë dëshirën seksuale.

“Pra, për me e përmbledhë, tue e lanë kohën për seks në mëngjes, jo vetëm që do plotësojmë nji nga dëshirat e trupit tonë, por kemi me qenë edhe në gjendje për me e fillue ditën tue zbulue nji kënaqësi krejt të re, sepse trupi ynë asht ma në dispozicion për dashni, sesa gjatë kohëve të tjera të ditës”, pohon dr. Ghedin.