Në Vatikan sot ka me u lexue Kur’ani

Në Vatikan sot pritet që me u ngue disa citate (ajete) nga Kur’ani në Vatikan.

Kjo iniciativë vjen nga Papa Francesco me qëllim të promovimit të paqes në mes të Palestinës dhe Izraelit.

Përgjatë vizitës së tij në Izrael dhe Palestinë, Papa Francesco ka ftue presidentët e këtyne dy vendeve me ju bashkue për Lutjet e Mbramjes.

Zadhënësi i Presidentit izraelit Peres, ka deklarue se Papa Francesco’s kanë me ju bashkëngjitë edhe liderë të religjioneve të tjera tue përfshi hebrej, të krishterë dhe muslimanë.

Simbas zyrtarëve, këto lutje të mbrëmjes kanë me qenë nji “pauzë në politikë”, dhe nuk kanë ndonji prapavijë politike, përveç dëshirës për me sjellë paqe dhe respekt në marrëdhaniet izraelito-palestineze.

Vatikani ka me transmetue live këtë ngjarje në website’n zyrtare.