New York: Ndahet çmimi prestigjioz Pulitzer!

pulitxer

Fituesit dhe finalistët e nominuem për vitin 2016, për çmimin prestigjioz Pulitzer, do të mesohen sot në New York.

Çmimet Pulitzer konsiderohen si shpërblimet ma të lakmueme në gazetarinë amerikane.

Ky çmim nderon arritjet në gazetarinë e shtypit dhe atë online, e poashtu edhe arritjet në letërsi dhe komponim të muzikës.

Çmimet ndahen çdo vit në 21 kategori të ndryshme.

Në 20 prej kategorive, shpërblimi konsiston në ndamjen e nji certifikate dhe shume parash prej 10 mijë dollarësh.

Fituesi i kategorive për shërbime publike në gazetari, i cili zakonisht shkon të organizatat mediale, e jo te individët, pranon nji medalje t’artë.

Kategori të tjera të çmimeve përfshijnë gazetarinë hulumtuese, raportimin nderkombëtar dhe kombëtar, raportimin e lajmeve të pergjithshme, reportazhet, komentet, karikaturat dhe fotografinë.

Letërsia përfshin poezinë, dramën, biografinë, historinë, fiksionin dhe novelën.

Kjo ceremoni, e administrueme nga Universiteti Columbia në New York, këtë vit shenon 100-vjetorin e ndamjes së çmimeve.