Ngjan me Ranierin, përfiton për me ba seks me 26 femna

Suksesi historik i Leicesterit në Premier League vazhdon me pas nji pasqyrim të gjanë në mediat britanike. Në këtë pikë, nuk mungojnë as lajmet “gossip”, siç asht ai i “Sunday Sport” për “kopjen” e trajnerit të kampionëve të saposhpallun të Anglisë, Claudio Ranierit.

E quejnë Alan Ashcroft dhe asht nji elektriçist në pension dhe simbas “Sunday Sport”, ai ka përfitue nga ngjashmënia me trajnerin roman, por jo në aspektin financiar. Simbas tabloidit britanik, Ashcroft në këto ditë feste të titullit të Leicesterit rezulton se ka flejt me 26 femna. Gjithnji simbas “Sunday Sport”, skocezi ishte i akomoduem në nji nga dhomat e hotelit Travelodge në qendër të Leicesterit dhe që nga ai moment ka pas takime intime me 26 femna, të cilat mendonin se ai ishte Ranieri.

“Ndihem sikur kam fitue llotarinë. Sa herë që dal për me ble diçka, rrethohem nga femnat. Sigurisht, unë asnjiherë nuk u them se jam Ranieri, por ato nuk duen me ia ditë dhe unë nuk e zgjas ma shumë”, shpjegon Ashcroft.