Nicole Kidman: Mbas dhunës në Kosovë vendosa me ndihmue

Nicole Kidman thotë se mbasi i ka pa femnt dhe fëmitë, që ishin viktima të luftës në Kosovë, kishte vendosë që njana nga gjanat ma të randësishme në jetë ishte n’i ndihmue ato viktima.

Kjo aktore e filmit, fituese e shumë çmimeve prestigjioze, tha mbramë në New York, gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të Fondit të Kombeve të Bashkueme për ndaljen e dhunës kundër grave, se prej para 10 vjetesh ka fillue me u angazhue dhe ka me “qenë za për femnat që nuk kanë za”, raporton AP.