Njani i verben, tjetri pa krahë, po qe çka bajnë

Nji 55 vjeçar në Kinë lindi me njanin sy të verbën, ndërsa shikimin te syni tjetër e humbi mbas shumë viteve.

Shoku i tij ka humbë të dy krahët që tre vjet, mbasi ra në kontakt me rrymën.

Bashkë, tue ndihmue njani-tjetrin, ata kanë qysh në vitin 2002 që mbjellin pemë në nji terren moçalor të fshatit të tyne. Deri tash kanë mbjellë plot 10 mijë pemë.

Ata ecin çdo ditë në kambë, me mjete të thjeshta pune në duer, dhe punojnë me orë të tana për me mbjellë sa ma shumë që munden, qysh prej 14 vjetësh.