Njani nga dy dirigjentet e koncertit ‘Gjurmet’ në Tiranë, sukses të madh në Gjermani

Ditë ma parë në Akademinë e Muzikës ne Darmstadt te Gjermanisë, u dha koncerti i Korit dhe Orkestrës se kësaj Akademie, ku protagonist kryesor i kësaj mbramje ishte Kushtrim Gashi.

Ne cilësinë e dirigjentit, Kushtrimit i asht besue i tanë programi qe asht shfaq me Orkestër, ku ndër të tjera janë luejt dhe këto vepra: E. Grieg – Holberg Suite – Neruda – Trumpet Concert

Më e veçanta ishte pjesa shqiptare “Malësorja” e kompozitorit L.Antoni, por me nji orkestrim nga vet Kushtrim Gashi.

Ka qenë kënaqësi me arritë me e fut ne program nji vepër me motive shqiptare, me ritme goxha te komplikueme për boten perëndimore, siç ishte rasti i veprës “Malësorja”.

Përveç Orkestrës, ne ketë mbramje u paraqit dhe Kori, ku nder të tjera vepra përmbyllëse ishte vepra e Gashit, për Kor dhe Piano “Salve Regina”.

Vepër kjo, e kompozuemme ne vitin 2009, e cila ne atë kohe ishte interpretue nga Kori i Filarmonisë se Kosovës dhe, hera e dyte ishte ne këtë nate.

Kushtrim Gashi ishte njani prej dy dirigjenteve të orkestres simfonike  të RTSH në koncertin e grupit Gjurmët në Tiranë.