Nji 17-vjeçare nga Shqipnia, e dyta në botë për shpikjen e “dorës robot”

Nji 17 vjeçare nga Cërriku i Shqipnisë asht renditë e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve me shpikjen e “Dorës Robot”. Esli Belshi tregon per ABCNews si arriti me hy në rrugën e shkencës dhe mesazhi i saj për bashkëmoshatarët.

Nji dorë që komandohet nga komanda zanore.

Ky ishte qëllimi i projektit të 17-vjeçarjes nga Cërriku, Esli Belshi, e cila zuni vendin e dytë në botë në konkursin ndërkombëtar të projekteve në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, zhvillue në Qendrën “Gorge Brown” në Teksas, SHBA.

564 nxënës dhe 300 mësues prezentuan 385 projektet ma të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.