“Nji deshirë me amanet” vjen nga Eronida

Të ndigjosh zanin e saj tue kendue të ngjason me zanat e yjeve të vërtet.

Por, ta pyesësh për moshën që ka, mbase do të befasoheshit.

Çdo bashkëmoshatare e saj e cila ka fillu rrugën e kangëtares do ta dëshironte të ketë zanin apo edhe sukseset dhe famën që po e arrin ajo ditë pas dite në këtë fushë.

Asht Eronida Shabani(Nida) 16-vjeçarja nga Vitia, e cila së shpejti do të lansoj kangën e saj “Nji dëshirë me amanet” , ndërsa projekti i saj i fundit asht kanga “I Jemi” të zhanrit RnB.