Nji fund i lumtun për serinë e dytë të “Fifty Shades”

Mesa doket “50 Shades Darker” ka me na dhanë disa detaje rreth jetës bashkëshortore të Z. dhe Znj. Grey, ku Dakota Johanson dhe Jamie Dornan bajnë prova si nji çift i sapomartuem.

Aktorja 26-vjeçare shfaqet në setin e xhirimit në Vankuver të Kanadasë me nji unazë martese, ndërkohë që përgaditet për xhirimin e serisë së dytë të “Fifty Shades”.

Edhe pse të veshur “Casual” të dy aktorët doken mjaft të angazhuem në rolet e tyne. Në foto shihet Christian Gray tu i dhurue Anastasias nji “Audi 8” si kunorëzim i martesës së tyne.

Fansat e trilogjisë e presin me padurim serinë e ardhshme dhe asnji kritikë nuk mund ta mposhtë entuziazmin që ata kanë për filmin që theu rekorded e “Box-Office”.