Nji histori frymëzimi: Prej çobaneshë e deleve në Marok tash ministre e arsimit në Francë!

Jetojmë në nji kohë kur krejt bota po debaton nëse emigrantët janë apo jo diçka e mirë për vendet pritëse – që nga Donald Trumpi që don me ndërtue nji mur për me i lanë meksikanët jashtë, deri te vende si Hungaria dhe Sllovakia që nuk duen me mbajtë ma asnji refugjatë sirian.

Në këtë gjendje të tmerrshme, ministrja e Arsimit dhe Kerkimit e Francës, Najat Belkacem, asht nji frymëzim për këdo që beson vërtet se edhe njerëzit që kanë kalue nji fëmini të varfën mund të kenë sukses.

Sepse Najat Belkacem lindi në fshatin e Nadorit më 1977. Nadori asht nji fshat i vogël dhe i largët në Marok.

Babai i saj ishte në Francë dhe punonte si punëtor ndërtimi dhe i kerkoi Najatit dhe familjes së tij që t’i bashkoheshin në Francë.

Dhe kështu që Najat u transferue në periferinë e Amiensit më 1982.

Ajo studioi shumë dhe u diplomue në Institutin e Studimeve Politike të Parisit më 2002, përcjell mapo.al.

Ju bashkue menjiherë Partisë Socialiste dhe nisi me luftue për të drejtat e qytetarëve, për banesat sociale dhe kundër diskriminimit.

Ajo u zgjodh si këshilltare bashkiake në Rhone Alpines dhe e mbajti këtë detyrë deri në vitin 2008.

Me 2008’ten, ajo u zgjodh si Sekretare e Pergjithshme e Këshillit Bashkiak e Rhone dhe ishte e mirënjohun në politikë që atëherë.

Më 2012 ajo u emnue si Ministre e Të Drejtave të Grave dhe zadhanëse e qeverisë së presidentit Hollande.

Dhe ma në fund në 2014’ten ajo u emnue Ministre e Arsimit.

Najat asht nji myslimane marokene dhe ministre franceze e cila ruente delet në fëmininë e saj.

Për shkak të së kaluemës së saj dhe të origjinës dhe fesë, ajo ka qenë nji shënjestër e lehtë për të gjithë seksistët regresivë dhe nga komentet raciste të politikanëve konservatorë që e kanë sulmue.

Ata e kanë sulmue tue e sha, tue e objektifikue atë për mënyrën se si vishet por Najat ka vazhdue me luftue dhe me ecë përpara.

Si mund ta thyesh shpirtin e nji gruaje e cila ka punue fort dhe e ka arrit me dhambë e me thojë atë që ka sot?

 

2-ministria

 

3-ministra

 

4-ministra

 

5-ministra

 

6-ministra

 

7-ministra

 

8-ministra