Nji jetë të tanë tue pritë fëmi, qe mrekullia që i ndodhi në moshën 53 vjeçare

Ka pritê për vite të tana me u ba nanë, por ja ka arritë veç në moshën 53-vjeçare.

Nji grue në Udine, Itali, ka sjellë në jetë 2 fëmi: nji djalë dhe nji vajzë, tue realizue andrrën e saj shumëvjeçare.

Siç shkruejnë mediat italiane, grueja e lindun në vitin 1963 ka lindë dy binjakë, falë fekondimit artificial, të kryem në nji klinikë në Padova.

Rast i ngjashëm në Itali asht ai i kangëtares Gianna Nannini, e cila asht ba nanë në moshën 54-vjeçare.